Varrosen dy dëshmorët e vullnetit të
popullit
Të shtunën me 10 Shkurt, u ballafaquam me
kuptimin e plotë të drejtësisë dhe të
drejtave njerëzore të aplikuar nga KB (UN).
Arben Xheladini nga Prishtina dhe Mon Balaj
nga Besiana kanë vdekur të dielën me 11
shkurt. Ata u qëlluan nga policia gjatë
demonstratës tonë paqësore të organizuar
me 10 shkurt. Ne nderojmë kujtimin e tyre.
Ata vdiqën sepse kishin guximin për të
shprehur vullnetin e tyre për vetëvendosje
dhe liri.
Me qindra njerëz morën pjesë në varrimin
e Arbenit në ditën e djeshme për të
treguar respektin e tyre, dhe me mijëra
shkuan sot në funeralin e Mon Balajt në
Besianë. Babai i Arbenit tha që ai
shpresonte që djali i tij do të jetë
martiri i fundit që do të vdes në këtë
mënyrë për lirinë e Kosovës.
Glauk Konjufca u ftua nga familjarët e
Arbenit për të folur në ceremoninë e
varrimit. Ai tha , 'Arben Xheladini u qëllua
nga një revolver që mbante emrin e
Policisë Ndërkombëtare dhe Shërbimit
Policor të Kosovës. UNMIK-u i cili
kontrollon policinë është dora që
tërhoqi këmbëzën e këtij revolveri.'
Biografitë e Monit dhe Arbenit
http://www.vetevendosje.org/sh/index.php?opti
on=com_content&task=view&id=896&Itemid=335
Lëvizja VETËVENDOSJE! Tags :VETEVENDOSJEKOSOVALIRCLIRIMTAREReçakADEMJASHARIDEMACIALBINKURTIFLORINADRIANKRASNIQILIRIDEMOKRACIUCK