 |
Lasgush Poradeci
"Themistokli Gërmenji hapi gjoksin dhe me
trupin drejt e sypatrembur e priti
breshërinë e plumbave burrërisht dhe si
shqiptar ì vërtetë"
Koloneli Ogyst Mortje
Togu ì ushtrisë franceze merrte shenjë
pushkatimi!
Nuk dua të mì lidhni sytë, ua tha pa pikë
frikësimi.
E për dëshirë të fundit donte tì lexohej
një letër!
Një letër, çuditej oficeri ì togut
francez!
Ushtarët prisnin urdhër.
Themistokli Gërmenji thoshte fjalët e
fundit:
Edhe pse u dënova me vdekje, po vdes ì
pafajshëm
dhe jam ì bindur se vdekja ime do tì
shërbejë Shqipërisë,
por më vjen keq se po vdes nga plumbat e
francezëve
me të cilët lidha besë për tì shërbyer
çështjes shqiptare
si dhe miqësisë me Francën.
Po ska gjë!?
Kjo dhembkë do të jetë e ëmbël,
duke ditur se po vdes në luftë për lirinë
e atdheut tim,
Shqipërisë sime të dashur
Po vdes ì lumtur dhe ì kënaqur
se e kam ndërgjegjen të pastër
dhe shpirtin e qetë
në përmbushjen e detyrave
kundrejt Shqipërisë
Lutja e fundit që u drejtoj francezëve
është të mos e rrëxojnë flamurin
kombëtar shqiptar,
të cilin e kam ngritur në Korçë,
dhe të mos bëhen shkak
e të mos prishet kjo copë Shqipëri.
Kaq u tha ushtarëve francezë.
Atyre që vinin nga nëna e lirisë dhe e
arteve,
nga Franca. Tags : Korca Patriote Shqiptar Themistokli Germenji Spiro Ballkameni Mihal Grameno Gjerasim Qirjazi |