 |
Kush eshte Albin Kurti ?
Në rezistencë kundër Milosheviqit
Në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në
Unionin e Pavarur të Studentëve të
Universitetit të Prishtinës, si anëtar i
kryesisë e më vonë si zyrtar për
marrëdhënie ndërkombëtare. Kurti ka qenë
gjithashtu edhe anëtar i Këshillit
Organizativ të protestave paqësore dhe të
padhunshme studentore për lirimin e
objekteve universitare të uzurpara me dhunë
nga regjimi i Milosheviqit. Ai ishte njëri
ndër udhëheqësit e protestës historike
studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp
brutalisht nga policia e Milosheviqit.
Kur filloi lufta në Kosovë, në
gusht të vitit 1998, Albini filloi punën
në zyren e përfaqësuesit të
përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem
Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyres.
Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në
gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në
Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai
qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill
1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10
qershor, me tërheqjen e forcave serbe në
Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë
shqiptarë u transferua në burgjet serbe.
Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u
dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë
gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin
e gjykatës duke thënë: "Ky gjyq nuk ka
asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe
drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës
ditore të regjimit të Milosheviqit që e ka
mbajtur Kosovën nën okupim". Kur u dënua,
ai tha: "Nuk është me rëndësi nëse më
dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam
bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me
dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të
më ipej rasti do të veproja sërish
njësoj." Si rezultat i presionit
ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor
2001.
Klikoni këtu për të lexuar më shumë
rreth gjykimit e Albinit në Serbie
Në rezistencë kundër UNMIKUT (Misionit të
Kombeve të Bashkuara në Kosovë)
Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në
fakultetin e shkencave kompjuterike dhe
telekomunikacionit në Universitetit e
Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i
të drejtave të njeriut dhe atyre civile.
Ai punoi si aktivist në Rrjetin e
Aksionit për Kosovën (KAN)
(www.kosovoactionnetwork.org), të formuar
në vitin 1997, që u ringjall në
konferencën "Drejtimet e reja" të mbajtur
në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003. Në
këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë
me anë të një fillimi të ri. KAN ishte
lëvizje e aktivistëve të rinj, që për
mision kishin ndryshimet shoqërore dhe
krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet
përqendroheshin në tri fusha kryesore:
çështjet e të drejtave të njeriut dhe
drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti.
KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve
ndërkombëtarë.
Me 12 qershor 2005 në muret që
rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët
shkruan parullën "JO NEGOCIATA,
VETËVENDOSJE", që solli në transformimin e
KAN-it në Lëvizjen VETËVENDOSJE!
(www.vetevendosje.org). Shkrimi i parullave
vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe
qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja
filloi me përdorimin e metodave tjera
kreative e të padhunshme sikurse janë
aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi
edhe demonstratat masive. Shërbimi Policor i
Kosovës në bashkëpunim me policinë
ndërkombëtare arrestoi, burgosi dhe dënoi
qindra aktivistë, ndër ta edhe Albinin.
Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon
referendum gjithëpopullor në Kosovë, si e
vetmja zgjidhje e drejtë dhe paqësore për
të vendosur për statusin e Kosovës.
Lëvizja arsyeton se vetëm me referendum si
ushtrim i të drejtës për vetëvendosje
mund të realizohet një zgjidhje demokratike
e vërtetë. Në vend të negociatave të
cilat mund ta vënë në kompromis lirinë,
lëvizja kërkon që populli i Kosovës të
ketë mundësi të vendos për vetvete, si
duan të jenë të qeverisur dhe nga kush.
Për të lexuar më shumë rreth Lëvizjës
VETËVENDOSJE! Klikoni www.vetevendosje.org Tags : Albin Kurti stupcat 2008 vetevendosje kosova Ibrahim Rugova uck Hashim Thaci Fatmir Lima Sejdiu Bajram Rexhepi |