 |
pics of arberesh villages, costumes,
festivals etc throughout Italy. The audio is
a fairy tale told in the dialect of Piana
degli Albanesi in Sicily.
Text:
Një herë e një herë ishën di motra plaka
sternë e shumë të vapka, çë rrijën
bashkë te një shpi.
Një ditë u ndoth të shkoj atje i biri i
rregjit, i çili pa një zogë shumë të
bukurë; ai e vrau e zoga humbi te një
gav�rë e vate e sosi te këmbët e
plakavet.
I biri i rregjit i ra derës e lipi zogën.
Njera nga ato plaka zuri zogën me di
glishtra e ja dha. I biri i rregjit pa ata di
glishtra e ju gëzua.
Si u pruar te hora e tij ai i tha atire që
kish bashkë: - jecni mirrni plakën se e dua
për nuse -.
Ata u nisën e vanë. Ashtu si arrun plaka i
tha - Mënt të jet kurr se i biri i rregjit
më do mua për nuse?- e ata: - urdhëri
ishtë ki, ti ke të vish me ne; - ajo u
përgjegj: - nga isht� kështu lemni të
stolisem.
Strata ish e glatë e plaka thëshëj vet me
vetin: - Kush e di si ka të më sosënj! . -
Ndër këtë shkuan tri fatëje, të qilat,
kur panë plakën, ish e vdisjën me gazet. E
para tha: - Të bëhesh vajz�
kartëmbëdhjetë vjetësh. E dita tha: -Të
bëhesh më e bukurë se hënxa! E e treta: -
Ajo xhëllonë që ke e arnuame të� bëhet
ncilonë ari -. Të thënit, të klënit!
I biri i rregjit, ashtu si e pa, këndroi me
goj� të haptë.
Martesa u bë me madhëri të parrëfjeshme.
Nani lëm për pak atë nuse e marrjëm të
motrën e saj. Ajo deshi të vej te hora të
kërkoj të motrën. Ashtu si arruri te hora,
pa një zonj të bukurë si hënxa e qila i
thëshëj: - O ti plak�, o ti plak� më
njeh ti mua? Jam jotë motër. Ajo i tha: -
Zotrote do të më bënj të qesh? - Jo, u
të flas me gjithë shtatë fletët e
shpirtit! .- e i rrëfiejti gjithqish.
Plaka ngë i pati besë se klënë fatëjet
që e bën e bukur, e qosme e e re; ajo
ndëlgoj se kish klënë i biri i rregjit e
shtu mori haromët që i dha e motra e u nis.
Ndër këtë e pa një kopil, ai, që ish
skartrë, kur pa gjithë ato harom? i tha
plakës: - Ngë kle i biri i rregjit që
bëri tët motër e re po kelva u. E ropa, i
nxora likurën e vjetër pranë i shkova te
mishtë një të lier e, te sa ka që te
thom, ajo u bë ashtu si e pe ti.
Plaka vate me kopilin te shpia e tij; kur
arrun te shpia, ai i tha plakës: - Të dish
se dhëmbjet janë të forta! E ajo u
përgjegj: - Prap si e re kush do të shkonj
dhëmbje t'forta ka të duronj!
Ai zuri të e ripëj ka ballet po kur arruri
te ana e zëmbrës, plaka shturi një lurimë
e vdiq.
Fjala e motshëme thot me të drejt se
nganjeri ka fatin i tij: po her' e herë
fatin tën e bëjëm na me duart tona.
(adattato da "Dy motrat" di G. Schiró) Tags : piana degli albanesi santa cristina gela arbëresh albania siculo-albanian sicily |