 |
Lokomotiva (Shkup) lehtë kunder Korabit
(Dibër)
Korabi -- Lokomotiva 0:2 (0:1)
Strumicë, 1 gusht 2007 -- Në stadiumin
Mladost u takuan Korabi me Lokomotivën për
tu caktuar anëtarin i fundit për te hyrë
ne ligen e dytë të Maqedonisë. Skuadra nga
Shkupi arriti ta mposhtë Korabin me rezultat
2:0. Ishte evidente që lojtarët e Korabit
nuk ishin të përgatitur as fizikisht e as
mentalisht për këtë lojë aq të
rëndësishme që do të vendoste
anëtarësimin ne ligën të dytë të
Maqedonisë. Që nga fillimi lojtarët e
Lokomotivës e kishin epërsinë në lojë
dhe mbas disa rastesh në minutën 36
arritën të shënojnë golin e parë përmes
Boçeskit. Sa po filloj pjesa e dytë, në
minutën e 47, mbas nje ndërhyrje të
ashpërt të Mulladautit u akordua penallti
ne favor të Lokomotivës dhe Stojanovski
arriti ta shtojë epërsinë në 2:0 nga pika
e bardhë.
Korabi: Trapi, B. Lleshi, Mersovski, Vrlaku,
Gorenca, Spahiu, Kaba, Klloboçishta (77'
Torte), Mulladauti, Pocesta (5' Rexha, 51'
Lleshi)
Lokomotiva: Udobaliev, Lazareski, M.
Bozhinovski (82' Mitev), Xhaleski, G.
Bozhinovski, Nikancevski, Taseski (87'
Planinkovski), Naskovski, Omeragic,
Stojanovski (74' Divjakovski), Boçeski Tags : Albania Dibra madhe Debar Peshkopia Banisht Kosovrast Shqiperi Korabi Futboll |